Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Një sallë qesh me Lavrovin kur ai përpiqet ta viktimizojë Rusinë

Në Delhi janë tallur me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, pasi tha se lufta në Ukrainë ishte “nisur kundër nesh”.

Lavrov pretendoi se Rusia po përpiqej ta ndalonte luftën në Ukrainë, e cila filloi në shkurt 2022.

Ai po fliste në një konferencë të premten pas takimit të ministrave të jashtëm të G20-s.

“Ju e dini, lufta të cilën ne po përpiqemi ta ndalojmë, e cila ishte nisur kundër nesh...”, ka thënë Lavrov i cili është ndaluar nga të qeshurat në sallë.