Një zyrtar policie ka mbetur i vrarë dhe një tjetër ka pësuar lëndime gjatë të shtënave në Houston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që rezultuan me vdekjen edhe të një 31-vjeçari që policia po përpiqej ta arrestonte.
Majori i policisë, Sylvester Turner, ka bërë të ditur se të dy policët janë qëlluar disa herë teksa po përpiqeshin që ta zbatonin një urdhër arrestimi në një bllok banimi në veriperëndim të qytetit. Autoritetet kanë njoftuar se William Jeffrey, i cili i ishte bashkuar policisë më 1990, është shpallur i vdekur në një spital të Houstonit teksa zyrtari Charles Vance është në gjendje stabile shëndetësore.
Incidenti është duke u hetuar nga zyra e sherifit në Harris County. Policia nuk e ka bërë të ditur identitetin e burrit që duhej arrestuar. \ Ap