Njoftohet se në kompleksin e Fethullah Gylen-it, klerikut mysliman që jeton në Pensilvani u thirr policia, pasi rojet diktuan të mërkurën një person të armatosur të hynte në kompleks.
Kleriku që jeton në SHBA akuzohet nga Turqia si nxitës i grushtit të dështuar të shtetit në korrik 2016.
Rojet gjuajtën në shenjë paralajmërimi dhe personi i dyshuar u largua, tha një zëdhënës. Nuk ka njoftime për të dëmtuar ose të arrestuar, tha zëdhënësi i Gylenit, Alp Aslandogan për agjencinë Reuter.
Rreth kompleksit të rrethuar me mure u panë disa makina të Policisë së Pensilvanisë. Kompleksi ndodhet në Saylorsburg të Maleve Pokono, transmeton VoA në shqip.
Presidenti Rexhep Tayip Erdogan dhe qeveria turke akuzojnë Gylenin për orkestrimin e grushti të dështuar të 2016-s, në të cilin ushtarë të paorganizuar morën tanke dhe avionë luftarakë, dhe bombarduan Parlamentin. Më shumë se 240 vetë u vranë gjatë incidenteve të dhunës. Gyleni i ka mohuar akuzat.
-
Burri që sulmoi në darkën e korrespondentëve, akuzohet për tentim vrasje të Trumpit
-
Trumpi për Papa Leonin: A mund t’i tregojë dikush se Irani ka vrarë 42 mijë protestues të pafajshëm
-
Turqia paralajmëron kundër çdo ndërhyrjeje të huaj në Iran
-
Presidenti “i fortë” - luftë ndaj korrupsionit apo ndaj zërit opozitar
-
Netanyahu i frikësohet shitjes së avionëve amerikanë Turqisë