Televizioni shtetëror i Koresë së Veriut publikoi një video të një demonstrimi të forcës dhe shkathtësive nga ushtria e vendit para udhëheqësit të saj, Kim Jong-un.
Në video shihen “ushtarët e çeliktë” veri-koreanë që thyejnë blloqet me kokë, këpusin zinxhirët, goditen me çekan e demonstrime të ndryshme ekstreme.
Gjithë këtë e bëjnë në prani të liderit Kim Jong-un dhe zyrtarëve të shumtë shtetërorë.
Përveç forcës, ushtarët demonstruan edhe aftësitë në arte marciale.
Mediat në Korenë e Veriut raportuan se prezantimi u bë për t'u treguar armiqve se ushtria e tyre do të "mbrojë paqen e tyre me grushte çeliku", shkruan BBC-ja.
Artikuj të ngjashëm
-
Kim Jong Un bën thirrje për ndërtimin e ushtrisë moderne për t'u përgatitur për luftë
-
Kim Jong Un zotohet për zhvillim të mëtejshëm të forcave bërthamore
-
Kim Jong Un kërcënon me armë bërthamore
-
Koreja e Veriut kërcënon me armë bërthamore nëse sulmohet
-
Koreja Veriore shfaq për herë të parë imazhe të fuqisë së saj bërthamore