Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Palestinezo-amerikani konfrontohet me kolonët izraelit pas kthimit të tij nga SHBA-ja në Bregun Perëndimor

Bregu Perendimor

Foto: Associated Press

Palestinezo-amerikani, Loui Ridi, ka ngitur të martën një flamur gjigant amerikan mbi shtëpinë e tij në Bregun Perëndimor, me shpresën se kjo mund t’i pengonte kolonët militantë që kishin rrethuar pronën.

Por kjo nuk mjaftoi për të ndaluar njërin prej tyre të hynte në tokën e Ridit, gjatë një përballjeje të tensionuar.

Ridi ka mbërritur në Qusra vonë të hënën, pasi ka udhëtuar nga SHBA-ja, nga frika se mund ta humbiste pronën në favor të kolonëve hebrenj, të cilët kanë rrethuar prej më shumë se një jave tri shtëpi palestineze në fshat, duke nxitur edhe dënimin nga SHBA-ja. 

Ridi, i cili është rritur në këtë fshat në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli, po bënte një shëtitje mëngjesi të martën, kur një kolon iu afrua nga kodra sipër. Përballja është filmuar nga Reuters. 

Një automjet ushtarak izraelit ka kaluar disa herë aty pranë, përpara se ushtarët t’i afroheshin kolonit dhe të flisnin me të, duke i thënë se ajo ishte një zonë e mbyllur ushtarake. Koloni më pas është tërhequr, përpara se t’i bashkoheshin edhe dy kolonë të tjerë.

Ndërkohë, Ridi u ka thënë ushtarëve se prania e kolonit ishte e paligjshme dhe se ai duhej të arrestohej. 

Edhe Presidenti i Koresë së Jugut bën thirrje për pavarësi ushtarake nga SHBA-ja Botë Presidenti i Koresë së Jugut bën thirrje për pavarësi ushtarake nga SHBA-ja

Përballja pasqyron tensionet në fshat, ku kolonët filluan të rrethonin shtëpitë më shumë se një javë më parë. 

Sipas organizatave për të drejtat e njeriut, kjo është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë të kolonëve për të marrë më shumë tokë nga palestinezët, duke zvogëluar më tej territorin ku palestinezët synojnë të krijojnë një shtet.