Në Gjermani, më shumë se një e katërta e banorëve kanë origjinë emigrantësh, një rritje kjo me më shumë se 2 % vitin e kaluar, raportoi sot Zyra Federale e Statistikave.
Shifra është rritur me 2,1 %, në krahasim me vitin e kaluar, rritja më e ngadaltë që nga viti 2011.
Zyra Federale përcakton këdo, që ka lindur pa shtetësi gjermane ose me të paktën një prind për të cilin vlen ky rasti, se ka një origjinë emigrantësh.
“Rreth 21,2 milionë banorë në Gjermani janë emigrantë ose pasardhës të emigrantëve, ekuivalent me 26% të popullsisë së përgjithshme”, deklaroi institucioni.
Artikuj të ngjashëm
-
Gjermania shënon rekord banorësh, jo nga lindshmëria por nga emigrantët
-
Gati çdo i dyti fëmijë nën 10 vjeç në Gjermani ka origjinë të huaj
-
Gjermania: Një në katër emigrantë do të largohet
-
Gjermania u dha nënshtetësi një numri rekord të njerëzve më 2024
-
Zgjedhjet në Gjermani: Si votojnë ata me origjinë të huaj?