Gjykatësi i procedurës paraprake në Shkup ka caktuar 30 ditë paraburgim për Prokuroren Katica Janevën, si e dyshuar e tretë në rastin “Reket”.
Janeva, e cila u arrestua sot gjatë ditës, ka të drejtë të ankimojë vendimin përmes avokatit të saj në Këshillin Penal.
Paraburgimi i saj vjen pas kërkesës së Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, raporton Alsat-M.
Prokurori Jovevski tha se Janeva dyshohet të ketë shpërdorur detyrën zyrtare në skandalin e zhvatjes për të ndikuar në rastin “Perandoria”.
Për rastin “Reket”, përveç Janevës në paraburgim janë edhe dy të dyshuarit e tjerë, Bojan Jovanovski- Boki13 dhe Zoran Milevski- Zoki Kiçeec.
Pasi gjykatësi i procedurës paraprake caktoi masën e paraburgimit, Katica Janeva është nisur për në burgun e Shutkës.
-
Arrestohet prokurorja speciale në Maqedoninë Veriore, Katica Janeva
-
Një muaj paraburgim serbes së dyshuar për spiunazh
-
Maqedoni e Veriut: 7 vjet burg për ish-kryeprokuroren e posaçme, Katica Janeva
-
Prokurorja speciale Janeva në gjendje të rëndë shëndetësore, i jepet ndihmë në qeli
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit për protestat e dhunshme më 2023 në Zveçan