Prokurorja speciale në Maqedoninë e Veriut, Katica Janeva, është shoqëruar në polici nga banesa e saj në lagjen, Kozle të Shkupit.
Jo zyrtarisht, siç mëson Alsat, janë arrestuar edhe 3 persona tjerë, në mesin e tyre janë edhe dy politikanë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë ora 14:00 është caktuar konferencë për shtyp e prokurorit Publik, Ljubomir Joveski dhe shefes së Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe prokurore e lëndës “Reket”, Vilma Ruskovska.
Raportohet se policia nga shtëpia e saj në Kozle ka shoqëruar Janevën në zyrat e Prokurorisë Speciale.
Për momentin policia ka rrethuar shtëpinë e Prokurorisë Speciale Katica Janeva në Kozle, Shkup, për shkak se ka urdhër për arrestimin e saj. Janeva gjatë ditës së djeshme dëshmoi për rastin “Reket” por sot statusi i saj është ndryshuar nga dëshmitare në të dyshuar.
Forca policore kanë ndërhyrë në shtëpinë në Kozle dhe po arrestojnë prokuroren speciale, Katica Janeva. Raportohet se për Katica Janevën dyshohet për rastin “Reket” dhe rreth saj jo zyrtarisht ekzistojnë edhe dëshmi.