Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka mbajtur një minutë heshtjeje teksa i është drejtuar një konference për krimet e luftës në Hagë përmes një videolidhjeje, vetëm disa orë pasi një sulm vdekjeprurës me raketë ra në qytetin qendror të Ukrainës, Vinnytsia.
“Këtë mëngjes, raktetat ruse goditën qytetin tonë të Vinnytsias, një qytet i zakonshëm dhe paqësor. Raketat goditen dy ndërtesa me banorë, shtëpitë u shkatërruan, një qendër mjekësore u shkatërrua, makinat dhe tramvajet ishin në flakë. Ky është akt i terrorit rus. njerëzit nuk mund ta bëjnë këtë, ata janë kafshë. Tetë raketa, dy prej tyre synonin qendrën e qytetit. Njëzet njerëz vdiqën, tre fëmijë në mesin e tyre”, tha Zelensky, shkruan CNN-i të enjten.
Në një deklaratë përmbyllëse, Zelensky iu referua takimit të prokurorëve dhe gjyqësorit në Hagë si një akt “shpëtimi” për të drejtën ndërkombëtare.
“Varet nga ju, nga unë, nëse ligji ndërkombëtar do të funksionojë apo jo”, i tha Zelensky panelit.
-
Zelensky i kërkon Trumpit raketa “Patriot”
-
24 të vdekur nga sulmi në një ndërtesë banimi në Kiev
-
Nëntë të vdekur nga sulmet ruse në Ukrainë, thotë Zelensky
-
Rusia intensifikon sulmet mbi Ukrainë, të paktën shtatë të vdekur
-
Zelensky thotë se Rusia lëshoi 500 dronë e vrau katër persona në sulmin e fundit