Pothuaj 1.000 aktakuza për tradhti janë deponuar kundër kancelares Angela Merkel që nga kriza me refugjatët në vitin 2015 deri më tash, transmeton Koha.net.
Shumicën e aktakuzave i kanë deponuar ithtarët e partisë djathtiste populliste Alternativa për Gjermaninë, e cila në zgjedhjet e shtatorit mund të fitojë karriget e para në Parlamentin Federal përcjell al jazzera.
"Akuzat kundër kancelares u treguan të pabaza", ka deklaruar zëdhënësja e Zyrës se Prokurorit Federal Frauke Keller.
Prokuroria Federale në Karlsruhe, në jugperëndim të Gjermanisë, është përgjegjëse për hetimet e sigurisë shtetërore e sipas ligjit është e detyruar të shqyrtojë të gjitha akuzat penale që merren me këtë temë.
Vendimi i kancelares gjermane që të lejojë hyrjen në vend të më shumë se 1 milion kërkuesve azili në vitin 2015 dhe 2016, ka ndikuar në rënien e popullaritetit të Unionit të Krishterë –Demokrat, por popullariteti personal është në ngritje krahas rënies së intensitetit valës së refugjatëve.
Edhe
Mijëra njerëz protestojnë në Gjermani kundër AfD-së së ekstremit të djathtë
Aktualisht Merkel udhëheq në anketa, para konkurrentit nga Partia Socialdemokrate të Martin Schulzit.
AfD (Alternativa për Gjermaninë) e cila tubon ithtarët antimigrantë dhe antimyslimanë në anketa ka përkrahjen e 9 për qind të qytetarëve.