Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Një linjë ajrore komerciale fluturon nga Ukraina për herë të parë që nga prilli

Një aeroplan i cili ishte bllokuar në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv, për muaj të tërë, fluturoi nga Ukraina dhe u ul në Poloni të martën.

Avioni i përkiste Wizz Air, sipas faqes së monitorimit të fluturimeve Flightradar24 dhe ishte hera e parë që nga prilli 2022, që një aeroplan tregtar fluturoi nga Ukraina, shkruan CNN-i të mërkurën.

“Ne mund të konfirmojmë se A320 HA-LWS fluturoi nga Lviv në Katowice dje”, i tha CNN-it Ian Petchenik, drejtor i Komunikimeve Flightradar24. Sipas të dhënave të Flightradar24, avioni u ngrit diku para orës 11:00 të mëngjesit të së martës.

Petchenik tha gjithashtu se Wizz Air ka ende tre avionë në tokë në kryeqytetin ukrainas, me regjistrime hungareze.

Ministria e Infrastrukturës e Ukrainës ka thënë se është e gatshme të rifillojë operimet nga aeroporti i Lvivit nëse merr garanci perëndimore të sigurisë. Është ende e paqartë se si do të organizohen ato.