Një burrë është vrarë gjatë natës së dytë të protestave mbi mungesat e mëdha të ujit në Iranin jug-perëndimor, raporton media shtetërore.
Një zyrtar në provincën Khuzestan ka thënë që protestuesi u godit aksidentalisht nga njerëz që po qëllonin në ajër, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve IRNA.
Burime të opozitës akuzuan forcat e sigurisë për shkaktimin e vdekjes.
Irani po përballet me një thatësirë të rëndë dhe ka një zemërim në rritje të publikut për mungesat e ujit dhe energjisë.
Vdekja ndodhi në qytetin e Shadegan.
Artikuj të ngjashëm