Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Një i vrarë dhe shtatë të plagosur në San Diego

Në një apartament në San Diego i cili kishte edhe pishinë në oborr, gjatë mbrëmjes së djeshme ndodhi një sulm me armë zjarri.

Lajmin e ka bërë të ditur për medie shefi i policisë në San Diego Shelley Zimmerman, me ç’rast tha se një person ka vrarë një grua dhe ka plagosur shtatë të tjerë.

I armatosuri është Peter Selis një 49 vjeçar dhe është arrestuar nga policia menjëherë pas sulmit.

Bëhet e ditur që edhe një tjetër person gjatë tentimit për t’u larguar ka thyer krahun.

Të shtënat kanë ndodhur në një hapësirë ku një grup rreth 30 persona, po festonin një ditëlindje, por ende nuk është bërë e ditur arsyeja e sulmit.

Disa prej personave të plagosur, vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë shëndetësore.