Një grup në Haiti i famshëm për rrëmbime në këmbim të dëmshpërblimit ka marrë një autobus me 17 turistë.
Tetë nga pasagjerët raportohet se janë të nacionalitetit turk, pjesa tjetër janë nga Haiti dhe shoferi nga Republika Domenikane.
Ata janë rrëmbyer në zonën e njëjtë jashtë kryeqytetit, Port-au-Prince, në të cilin një diplomat domenikan është rrëmbyer muajin e kaluar.
Diplomati ishte liruar pas katër ditëve, shkruan BBC.
E përditshmja domenikane “El Dia” i ka përshkruar shtetasit turk si misionerë të cilët kanë hyrë në Haiti nga Republika Domenikane.
Rrëmbimet në këmbim të shpërblimit janë rritur në Haiti në dy vjetët e fundit.
Edhe
Misionarët amerikanë raportohet se janë rrëmbyer në Haiti
Më shumë se 1200 njerëz, 81 prej tyre shtetas të huaj, u rrëmbyen vitin e kaluar, sipas Qendrës së Haitit për Analizë dhe Kërkim mbi të Drejtat e Njeriut.
Midis të huajve të rrëmbyer vitin e kaluar ishin 17 misionarë të krishterë nga SHBA-ja dhe Kanadaja. Banda 400 Mawozo kërkoi 1 milion dollarë për lirimin e secilit prej tyre.