Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Një grup islamist sirian merr përgjegjësinë për rrëzimin e aeroplanit rus

Një grup islamist në Siri e ka marr përgjegjësinë për rrëzimin e një aeroplani luftarak në këtë javë, në të cilin kanë vdekur dhjetëra anëtarë të personelit ushtarak të Rusisë.

Njoftimi është bërë i ditur përmes një deklarate të publikuar në një gazetë libaneze.

E përditshmja në gjuhën arabe, Ad-Diyar, ka publikuar një deklaratë nga grupi,

Jaish al-Islam (Ushtria e Islamit), e cila ka luftuar kundër forcave të presidentit sirian, Bashar al-Assad në luftën civile gjashtë-vjeçare.

Sipas deklaratës ata e kanë rrëzuar aeroplanin.

Edhe Rrëzohet avioni ushtarak me 15 persona në bord mbi Sirinë, Rusia akuzon Izraelin Botë Rrëzohet avioni ushtarak me 15 persona në bord mbi Sirinë, Rusia akuzon Izraelin

Jaish al-Islam, është një nga grupet kryesore rebele që lufton në enklavën e Gutas Lindore, afër Damaskut.

Si pasojë e ofensivës së qeverisë siriane vetëm nga 18 shkurti, qindra persona kanë vdekur në këtë zonë.

Ministria e Mbrojtjes ruse ka thënë më 6 mars, se 39 pjesëtarë të personelit, 33 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekipit, kanë vdekur nga rrëzimi i aeroplanit.

Ministria ka njoftuar se edhe gjenerali ka qenë në mesin e të vdekurve.

Zyrtarët kanë thënë se rrëzimi “mund të ketë ndodhur si shkak i ndonjë problemi teknik”, duke shtuar se nuk ka pasur shenja se aeroplani është kapluar nga flakët.

Edhe Rritet numri i viktimave nga rrëzimi i avionit rus në Siri Botë Rritet numri i viktimave nga rrëzimi i avionit rus në Siri

Komiteti Hetues i Rusisë ka njoftuar se ka pasur një rast penal për këtë rast.

Rusia i ka thënë qeverisë së Assadit mbështetje vendimtare përgjatë konfliktit sirian, i cili ka filluar si shtypje qeveritare ndaj protestave paqësore në rrugë.