Të martën, Ukraina pësoi bombardimin më të madh të infrastrukturës së saj energjetike që nga fillimi i luftës, me rreth 10 milionë njerëz që mbetën pa energji elektrike, shkruan Sky News.
Zonat e banuara u goditën gjithashtu në kryeqytetin ukrainas dhe mbetën të vdekur dy persona.
Andri Nebytov, shefi i policisë së Kievit, ka thënë se një grua u vra në fshatin Plesetske - rreth 45 km në jugperëndim të qytetit.
Nebytov ka thënë se ajo u godit nga pjesët e raketave në një varrezë teksa vizitonte varrin e bashkëshorit të saj.
Rusia lëshoi rreth 90 raketa në Ukrainë të martën, 70 prej të cilave u kapën nga mbrojtja ajrore e Ukrainës.
Rreth 15 objekte infrastrukturore u goditën në mbarë vendin.