Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Një grua në Washington vdes nga mpiksja e gjakut pas marrjes së vaksinës J&J

Autoriteti Shëndetësor i Washingtonit ka thënë se një grua në të 30-at ka vdekur si pasojë e sindromës së rrallë të mpiksjes së gjakut pas marrjes së vaksinën për COVID-19 Johnson & Johnson.

Janë bërë katër persona tashmë në SHBA që kanë vdekur nga komplikimet e mpiksjes së gjakut pas vaksinës J&J.

Gruaja ishte vaksinuar më 26 gusht dhe vdiq më 7 shtator.

Mpiksja e gjakut është komplikim shumë i rrallë shëndetësor që lidhet me vaksinën J&J, raporton AP.

Sipas autoriteteve, deri më 8 korrik janë dhënë 12.5 milionë doza J&J dhe prej tyre 38 kishin konfirmuar për simptoma të mpiksjes së gjakut. Shumica prej tyre janë shëruar.