Një grua në shtetin indian të Uttar Pradesh, e cila i mbijetoi disa herë përdhunimeve nga një bandë, e më pas edhe katër sulmeve me acid, përsëri ka qenë shënjestër e një sulmi me acid.
Ajo u sulmua jashtë një hoteli, derisa ishte duke marrë ujë nga një pompë dore, shkruan BBC, transmeton Koha.net.
Pas 4 sulmeve të mëparshme me acid, ajo kishte qenë nën mbikëqyrje nga ana e policisë, megjithatë nuk arritën ta mbronin as këtë herë.
Dy të dyshuar të cilët e kishin sulmuar më parë më acid janë përballur me gjyqin por që përsëri janë liruar me kusht.
Sipas shifrave nga ana e qeverisë, janë me qindra sulme që ndodhin çdo vit në Indi.
Viktimat kryesisht janë gra dhe rastet më të mëdha ndodhin nga partnerët e tyre xheloz.
-
Policia në Indi i vihet pas nuses që festoi duke gjuajtur me armë në dasmën e saj
-
Nëna e viktimës së përdhunimit në betejë për vajzat e Indisë
-
Protesta në Indi, dyshohet se një grua vdiq pas përdhunimit nga një grup
-
Indi, 17 burra akuzohen për përdhunimin e një 11-vjeçareje
-
Një indiane 18-vjeçare akuzon 64 burra për abuzim seksual