Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Një garë e heshtur armësh që po nxehet vrullshëm mes dy Koreve

Për dallim prej Koresë Veriore, Jugu nuk ka armë bërthamore. Por, viteve të fundit, vendi ka lëshuar majmë dorën për shpenzimet ushtarake, duke siguruar vjedhurazi aeroplanë amerikanë dhe duke ndërtuar raketa përherë më të forta konvencionale, të afta që t’i vënë në shënjestër raketat koreano-veriore dhe bunkerët e luftës

Krenaria dhe xhelozia kanë nxitur Korenë e Veriut dhe atë të Jugut që të përfshihen në ballafaqime propagandistike dhe në garës se kush do të ndërtojë shtizën më të gjatë të flamurit përgjatë kufirit të tyre. Tani tensionimet po intensifikohen në një sferë larg më të rrezikshme të rivalitetit: garën për armë.

E përditshmja prestigjioze amerikane “The New York Times” ka shkruar se në fillim të këtij muaji, ëndrra e Koresë Jugore për ta ndërtuar një aeroplan të vetin luftarak supersonik është jetësuar, kur vendi shpalosi KF-21-shin, të zhvilluar me një kosto prej 7.8 miliardë dollarësh. Vendi, po ashtu, ka zbardhur planet për të siguruar me dhjetëra helikopterë të rinj luftarakë amerikanë.

“Kur presidenti, Moon Jea-in, e vizitoi Agjencinë për Zhvillim të Mbrojtjes në Ministrinë e Mbrojtjes vitin e shkuar, ai tha se Koreja Jugore ka ‘zhvilluar një raketë balistike të rrezes së shkurtër të veprimit, me njërën prej kokave bërthamore më të mëdha në botë”, ka shkruar gazeta amerikane.

Për dallim prej Koresë Veriore, Jugu nuk ka armë bërthamore. Por, viteve të fundit, vendi ka lëshuar majmë dorën për shpenzimet ushtarake, duke siguruar vjedhurazi aeroplanë amerikanë dhe duke ndërtuar raketa përherë më të forta konvencionale, të afta që t’i vënë në shënjestër raketat koreano-veriore dhe bunkerët e luftës.

Veriu i varfër i ka shfrytëzuar këto veprime për ta justifikuar zgjerimin e arsenalit të tij dhe është kërcënuar që t’i mbushë raketat e saj të rrezes së mesme me koka bërthamore dhe t’i bëjë ato përherë e më vështirë të kapshme. Ekspertët, sipas NYT-it, paralajmërojnë se gara pasuese e armëve midis dy vendeve është duke e vënë në rrezik baraspeshën delikate të paqes në Gadishullin Korean.

Edhe Koreja e Veriut ka ndërtuar bazë ushtarake sekrete pranë kufirit me Kinën Botë Koreja e Veriut ka ndërtuar bazë ushtarake sekrete pranë kufirit me Kinën

“Duel” me raketa

“Përderisa që të dyja anët veprojnë dhe reagojnë nëpërmjet grumbullimit të armëve në emër të mbrojtjes kombëtare, do të krijohet një qark vicioz, i cili në fund të fundit do ta minojë mbrojtjen e tyre dhe do ta thellojë dilemën e tyre të sigurisë”, ka thënë për NYT, Jean Cheol-wun, një analist në Institutin Korean për Bashkim Kombëtar, një grup ky kërkimor i financiar nga Qeveria.

Të dy Koretë prej kohësh kanë qenë të përfshira në një garë armësh të vazhdueshme. Por, kapacitetet bërthamore gjithnjë në rritje të Fenianit, ngërthyer me frikën e tërheqjes së trupave amerikane nga Koreja e Jugut nën presidencën e Donald Trumpit, vetëm sa i kanë shtuar këto tensione.

“Sa ishte në detyrë, Moon ka rritur shpenzimet vjetore ushtarake të Koresë Jugore për mesatarisht 7 për qind, krahasuar me 4.1 për qind sa ishte mesatarja nën pararendësin e tij. Pasi diplomacia dështoi në eliminimin e arsenalit bërthamor të Veriut, Moon ka siguruar koreano-jugorët se vendi i tyre nuk ishte vetëm duke qëndruar ’duarkryq’”, ka thënë Yoon Suk-joon, një kërkues në Institutin Korean për Çështje Ushtarake, duke folur për gazetën njujorkeze.

Pak kohë pas vizitës së Moonit në Agjencinë për Zhvillimin e Mbrojtjes, mediat koreano-jugore raportuan se arma, së cilës ai po i referohej ishte “Hyunmoo-4”, një raketë kjo e testuar vitin e shkuar.

Sipas ekspertëve të raketave, me cilët ka folur ekipi i “New York Timesit”, “Hyunmoo-4” mund të fluturojë afër 800 kilometra, mjaftueshëm sa për ta vënë në shënjestër të gjithë Korenë e Veriut. Ngarkesa e saj prej dy tonësh – pazakonshëm e madhe për një raketë të rrezes së shkurtër të veprimit – mund të shkatërrojë bazat e nëndheshme raketore të Veriut.

Nëse do të mund t’i shkatërrojë bunkerët e thellë, në të cilët Kim Jong-un, lideri i Veriut, do të pushonte gjatë kohës së luftës, kjo varet se sa thellësisht “janë të varrosur”. Megjithëkëtë, sipas ekspertëve raketorë, Koreja Jugore sipas të gjitha gjasave do të kishte nevojë për armë bërthamore që depërtojnë në thellësi, të këtilla siç i ka SHBA-ja, për ta shkatërruar një cak kaq të çmuar.

Për të mos u tejkaluar, më 25 mars, Koreja Veriore e lansoi një raketë të re balistike të vetën dhe tha se arma kishte fluturuar 600 kilometra me një ngarkesë prej 2.5 tonësh. Testimi e nxiti Moonin që të pretendojë të nesërmen se Koreja e Jugut ka “kapacitete raketore të klasit botëror, të mjaftueshme për vetëmbrojtje në suazat e zotimit për ta bërë Gadishullin Korean vend pa armë bërthamore”.

Washingtoni ishte munduar që ta parandalonte zgjerimin e raketave në Gadishullin Korean për dekada me radhë. Nën udhëzimet e miratuara fillimisht ndërmjet Washingtonit dhe Seulit më 1979, Koresë Jugore i është ndaluar zhvillimi i raketave balistike me rreze më të madhe se 300 kilometra dhe me ngarkesë jo më shumë se 500 gramë. Pasi Koreja Veriore e sulmoi një ishull koreano-jugor me një raketë më 2010, Koreja Jugore kërkoi që Washingtoni t’ia zbuste kufizimet, ashtu që të mund të ndërtonte raketa më të fuqishme.

“Paralajmëruam se mund t’i flaknim përfundimisht udhëzimet raketore”, ka thënë Chun Yung-woo, asokohe këshilltar për siguri kombëtare. “U thamë amerikanëve se nëse nuk i adresojmë shqetësimet rreth kërcënimeve në rritje bërthamore dhe raketore të Veriut, përherë e më shumë koreano-jugorë do të kërkojnë zhvillimin e bombave bërthamore”, ka shtuar ai për NYT.

Zgjerimi

Edhe Koreja e Veriut lëshon një raketë të ndaluar me fluturimin më të gjatë deri më tani Botë Koreja e Veriut lëshon një raketë të ndaluar me fluturimin më të gjatë deri më tani

Më 2012, Washingtoni u pajtua që t’ia lejonte Koresë Jugore zgjerimin e raketave bërthamore me një reze prej më shumë se 800 kilometrash, për aq kohë sa vendi i përmbahet kufizimit prej 500 gramësh ngarkesë. Ka potencuar, po ashtu, se Koreja Jugore mund t’i zgjerojë limitet e ngarkesës për disa herë në raketat me rreze më të shkurtër veprimi.

Që atëherë, Koreja e Jugut ka testuar raketa me rreze në rritje dhe me ngarkesa më të mëdha, përfshirë “Hyunmoo-2A”, “Hyunmoo-2B” dhe “Hyunmoo-2C”. Qysh se Koreja Veriore e lansoi raketën e saj të parë balistike ndërkontinentale më 2017, Trumpi e hoqi tërësisht kufizimin e ngarkesës, duke e hapur rrugën për “Hyunmoo-4”.

Qysh kur ka marrë pushtetin një dekadë më parë, Kim ka bërë përpjekje për zhvillimin e raketave balistike ndërkontinentale me kapacitete për të depërtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por, është kërcënuar gjithashtu që ta prishë edhe baraspeshën raketore karshi Koresë Jugore.

Në janar, ai ka lënë që të kuptohet se vendi i tij veçse ka ndërtuar raketa bërthamore të rrezes së shkurtër, që synojnë Korenë Jugore dhe është zotuar që t’i përmirësojë, duke ua bërë kokat bërthamore “më të vogla, më të lehta dhe më taktike”.

Strategjia koreano-jugore e parandalimit ka qenë e bazuar në besimin se shansi më i mirë që ka kundër veriut, pa armë të vetat bërthamore, është që të zhvillojë një mbrojtje konvencionale raketore dhe të vendosë “shpues bunkerësh” akoma më të fortë për ta shtrënguar Kimin që të druajë për jetën e tij.

Kur Veriu e testoi raketën e saj balistike ndërkontinentale më 2017, SHBA-ja dhe Koreja Jugore u kundërpërgjigjën me lansimin e raketave të tyre balistike për t’i demonstruar kapacitetet e tyre “e precizitetit të sulmit”.

Në librin e tij “Rage”, gazetari Bob Woodward ka shkruar se raketa amerikane ka udhëtuar saktësisht në një distancë midis pikës së saj lansuese dhe lokacionit prej të cilit Kimi e kishte shikuar lansimin e raketës së tij.

Kimi i kishte ndalur të gjitha testet raketore më 2018, në vitin e samitit të tij të parë, prej dy sa kishte, me presidentin Trump. Pasi bisedimet e tyre dështuan, Koreja Veriore i vazhdoi testet më 2019, duke i lëshuar tri raketa balistike të rrezes së shkurtër që ishin të destinuara t’i sfidonin kapacitetet anti-raketore të aleatëve.

Flota e moçme koreano-veriore e raketave “Scud” dhe “Rodong” përdornin karburante të lëngshme dhe u mungonte preciziteti. Gjenerata e re e raketave përdor shtytës të ngurtë, në atë që i bën më të shpejta gjatë lansimit, më të lehtë për transportim dhe më të vështirë për t’u shënjestruar. Kanë, gjithashtu, saktësi më të madhe dhe fuqi evazive manovruese që mund t’i anashkalojë sistemet jugore të mbrojtjes raketore.

“Raketa e re balistike me ndezje të ngurtë e Koresë Veriore e testuar në mars, sipas të gjitha gjasave, ka shmangur radarin e aleatëve gjatë manovrimit, duke e nxitur ushtrinë koreano-jugore që të vlerësojë se rrezja e saj ishte rreth 450 kilometra, e jo 600 sa kishte pretenduar Veriut”, ka thënë për gazetën Chang Young-keun, një ekspert i raketave në Universitetin Korean të Aero-hapësirës. Chang ka thënë se raketa mund ta rriste rrezen dhe peshën e ngarkesës, ngase ishte ndezur nga “motori më i madh i karburantit të ngurtë, të zhvilluar dhe testuar në Korenë e Veriut, deri më tani”.

Edhe Koreja e Veriut kërcënon me armë bërthamore nëse sulmohet Botë Koreja e Veriut kërcënon me armë bërthamore nëse sulmohet

Raketat koreano-veriore ende e përdorin karburantin e lëngshëm, i cili kërkon disa orë kohë mbushje para lansimit, duke e bërë atë më të cenueshëm ndaj sulmeve amerikane. Por, në fjalimin e tij të janarit, Kim është zotuar që të ndërtojë raketa balistike me karburante të ngurta, duke e përbërë një sfidë akoma më të madhe për mbrojtjen raketore amerikane.

“Gjasat e këtilla e thellojnë frikën mes disa koreano-jugorëve se Washingtoni mund përherë e më pak të ndërhyjë po qe se edhe ajo përballet me një sulm të mundshëm bërthamor të Koresë Veriore”, ka përfunduar “New York Times”.