Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Një fëmijë mbytet, 47 refugjatë shpëtohen afër ishullit grek

Foto: Reuters

Një fëmijë është mbytur dhe 47 refugjatë janë shpëtuar, pasi që barka e tyre është fundosur në afërsi të ishullit grek Lesbos, kanë bërë të ditur të hënën rojet bregdatare greke.

Të paktën 1.000 migrantë kanë mbërritur në ishujt grekë në Egje që nga mëngjesi i së dieles, i ka thënë Reutersit një polic grek, transmeton Koha.net.