Një djalë 7-vjeçar i cili është përplasur për tokë 27 herë gjatë ushtrimeve në xhudo në Tajvan ka vdekur.
Në prill ai ka pasur hemorragji në tru pas ushtrimeve në xhudo ku shoku i klasës dhe mësuesi po i praktikonin gjuajtjet në të.
Djali i cili nuk është identifikuar, më pas ka rënë në komë dhe ishte vendosur në aparate të cilat e mbanin në jetë. Pas 70 ditëve prindërit e tij vendosen ta hiqnin nga aparatet, sipas mediave lokale.
Trajneri i djalit i cili është në fund të 60-ave është akuzuar për sulm fizik që rezultoi me plagosje të rëndë dhe përdorim të një të mituri për ta kryer një krim.
Trajneri i identifikuar vetëm me mbiemrin e tij Ho, është liruar me një gjobë prej 3583 dollarë.