Një burrë ka vdekur pasi ka rënë nga një majë e Alpeve austriake pasi po përpiqej ta fotografonte një mike me të cili arriti majën, raportoi të martën AP-ja.
Gjermani 77-vjeçar dhe mikja e tij 63 vjeçe u ngjitën në Greitspitze – majë me rreth 2870 metra në lartësi mbi nivelin e detit në kufirin me Zvicrën.
Burri shkrepi fotografinë e gruas krah një shenje që tregonte pikën, më pas bëri një hap pas për ta bërë edhe një fotografi prej së largu. Ai humbi balancën pasi nuk e vërejti se ishte buzë majës dhe ra në 60 metra poshtë, duke pësuar lëndime fatale.
Shërbimi emergjent u lajmërua nga një dëshmitar që ishte po ashtu aty. Trupi i burrit u mor nga policia me një helikopter.
Artikuj të ngjashëm
-
Vriten tre alpinistë nga rrufeja në alpet austriake
-
Alpinisti në SHBA vdes pasi bie poshtë një mali në përpjekje për një “selfie”
-
Një person vdes gjatë punës pas rrëzimit nga kulmi i shtëpisë
-
Bie një kabinë teleferiku në alpet e Zvicrës, një i vdekur
-
Vdiq një person në Graboc të Pejës, ra nga lartësia derisa po punonte në një shtëpi