Policia po bën thirrje për dëshmitarë pasi një burrë dyshohet se u përpoq t’ia vinte flakën një sinagoge në Ulm të Gjermanisë.
Policia ka thënë se burri u pa teksa hidhte një shishe me lëngje në muret e një sinagoge dhe duke e ndezur. Një dëshmitar menjëherë ka thirrur zjarrfikësit të cilët arritën ta fikin brenda disa minutash.
I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes para se të arrinin forcat e rendit, raporton AP.
Zjarri raportohet se nuk shkaktoi dëme në strukturën e ndërtesës.
Artikuj të ngjashëm
-
Shpërthimi në sinagogën në Francë po hetohet si terrorizëm
-
Policia franceze vret burrin që po përpiqej ta digjte një sinagogë
-
Policia gjermane ofron 5000 euro për informacione për një sulm në një sinagogë
-
Merren peng disa persona në një sinagog në Teksas
-
Policia e Berlinit heton një zjarr në një nënstacion mes një sërë sulmesh ndaj rrjetit elektrik