Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Një burrë e vret me shpatë një grua në Kaliforni

Një gruaje nga Kalifornia iu pre koka në një rrugë jashtë shtëpisë së saj në mes të ditës, siç thuhet, nga një burrë që mbante në dorë një shpatë, raportoi të shtunën FoxNews.

Burri dyshohet se sulmoi 25-vjeçaren në veturë duke ia prerë kokën që i kishte rënë poshtë automjetit.

"Koka ishte poshtë veturës dhe ajo ishte shtrirë në pjesën e pasme të veturës - sapo e prerë", tha një fqinj.

Fëmijët e viktimës, 7 vjeç dhe vajza 1 vjeç, ndodheshin brenda në shtëpi dhe nuk ishin dëshmitarë të vrasjes brutale. Ata u morën nën kujdestarinë e Shërbimit të Mbrojtjes së Fëmijëve.

"Zbatuesit e ligjit mbërritën brenda pak minutash dhe gjetën një grua dukshëm të vdekur në rrugë në atë zonë", tha nënkoloneli Eamonn Allen gjatë një konference shtypi. "Ata filluan të punojnë në vendin e ngjarjes dhe menjëherë pas kësaj, i dyshuari u kthye në vendin e ngjarjes dhe u ndalua shpejt. Ai më vonë u arrestua për vrasje".