Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka njoftuar sot se një anëtar i personelit të saj është vrarë dhe një tjetër është plagosur, pasi makina e misionit special monitorues, ku gjendeshin ata, kishte hapur në një minë në pjesën lindore të Ukrainës.
“Lajm tragjik nga Ukraina, një pjesëtar i patrullës së OSBE-së është vrarë, tjetri është plagosur”, ka shkruar në rrjetin Twitter, kryesuesi i OSBE-së, Sebastian Kurz, njëherësh ministër i jashtëm i Austrisë, raporton REL.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMisioni civil dhe i paarmatosur i OSBE-së, me më tepër se 700 vëzhgues ndërkombëtarë, ka për qëllim reduktimin e tensioneve dhe raporton për situatën në terren në Ukrainë.
Në muajin mars, 57 vende anëtare të OSBE-së, përfshirë Rusinë, Ukrainën dhe Shtetet e Bashkuara, vendosën me konsensus për ta zgjatur mandatin e misionin edhe për një vit. Kjo ishte zgjatja e tretë e misionit, prej vitit 2014, kur ai ishte vendosur në Ukrainë.