Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Një aeroplani ushtarak rus zhduket nga radarët mbi Siri

Një aeroplan ushtarak rus është zhdukur nga radari teksa ishte duke fluturuar mbi Siri. Ministria ruse e mbrojtjes e ka bërë të ditur lajmin, teksa ka konfirmuar se në aeroplan ishin gjithsej 14 persona.

“Lidhja është humbur me ekuipazhin e aeroplanit II-20 mbi Detin Mediterian”, bëri të ditur ministria.

Aeroplani ishte duke u kthyer baza ajrore ruse, Hmeimin. Raportohet se gjurmët e aeroplanit u humbën gjatë një sulmi nga katër avionë izraelit. Mirëpo, ushtria izraelite ka refuzuar që të komentojë nëse ka sulmuar në qytetin Latakia, mbi ku aeroplani po fluturonte herën e fundit para se të zhdukej nga radari.

Rusia filloi sulmet ajrore në Siri në vitin 2015, pas një kërkese nga Presidenti Bashar al-Assad, i cili qëndroi në pushtet pavarësisht shtatë viteve të luftës civile, raporton BBC, përcjell KosovaPress. Konflikti deri më tani ka lënë më shumë se 350 mijë të vdekur.

Fati i aeroplanit dhe ekuipazhit deri më tani nuk dihet, kurse ka filluar operacioni i kërkimit.