Një aeroplan luftarak F-22 është rrëzuar gjatë një “fluturimi rutinë” në Florida të SHBA-së, të premten, është bërë e ditur nga Forcat Ajrore të SHBA-së, përcjell CNN.
Piloti që nuk u identifikua, ka arritur me kohë të dalë nga aeroplani e të hedhet me parashutë dhe menjëherë është transportuar në një spital lokal për kontroll, bëhet e ditur në njoftim.
”Aktualisht është në gjendje stabile”, thuhet në njoftim.
Aksidenti ka ndodhur 20 kilometra në veri-lindje të bazës së Forcave Ajrore të SHBA-së dhe nuk ka shkaktuar asnjë dëm njerëzor apo material.
F-22 konsiderohet si aeroplani luftarak më i avancuar në botë.
Bazuar në të dhënat zyrtare, flota e “US Air Force” numëron 183 aeroplanë të tillë dhe secili kushton mesatarisht 143 milionë dollarë. Prodhimi i tyre është ndaluar më 2011, pasi Pentagoni u përqendrua në prodhimin e aeroplanëve tjerë luftarakë – F-35.
-
Ushtria e SHBA-së po kërkon ndihmën e publikut për gjetjen e aeroplanit 100-milionësh
-
SHBA-ja shpëton pilotin e aeroplanit të rrëzuar në Iran
-
Aeroplani ushtarak amerikan F-35 bën ulje emergjente, dyshohet se u dëmtua nga zjarri iranian
-
Gjenden dy të vdekur në pajisjet e uljes së një aeroplani në SHBA
-
Rrëzohet një aeroplan ushtarak amerikan në Detin e Kuq, dyshohet se ishte aksidentale