Një 30-vjeçare ka hedhur veten në ajër në qendër të kryeqytetit tunizian, Tunis të hënën, duke lënë nëntë të plagosur, përfshirë tetë policë, në atë që Ministria e Brendshme e këtij qyteti e ka quajtur “shpërthim terrorist”.
Dëshmitarët e kanë përshkruar shpërthimin në sheshin qendror të kryeqytetit, ku qindra policë më vonë e kanë barrikaduar zonën.
“Isha para teatrit dhe dëgjova një shpërthim të madh”, i ka thënë Reutersit një dëshmitar, Mohamed Ekbal bin Rajib.
Autoambulancat mund të dëgjoheshin duke shkuar me shpejtësi drejt vendit të ngjarjes.
Artikuj të ngjashëm
-
“Sulm terrorist” në Turqi, raportohet se të armatosurit kanë marrë pengje
-
Shpërthim në afërsi të Parlamentit të Turqisë, lëndohen dy policë
-
Shpërthim në Paris, të paktën 16 të lënduar
-
Skena të frikshme: Futbollisti i vë flakën vetes dhe vdes, kalimtarët bërtasin të shokuar
-
Jemen, 9 të vdekur nga shpërthimi me bombë në aeroport