Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve ka nisur hetimet zyrtare në lidhje me akuzat për krime lufte në territoret palestineze.
Fatou Bendouda ka thënë se pjesë e këtyre hetimeve do të jenë ngjarjet që kanë ndodhur në Bregun e okupuar Perëndimor, në Lindje të Jerusalemit, si dhe në Rripin e Gazës, që prej qershorit të vitit 2014. Izraeli e ka dënuar këtë vendim të kryeprokurorit, përderisa zyrtarët palestinezë e kanë cilësuar si të mirëpritur.
Gjykata Ndërkombëtare ka autoritet për të dënuar të akuzuarit për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime të luftës nëpër territoret që janë pjesë e Statutit të Romës. Këtë traktat kurrë nuk e ka ratifikuar Izraeli.
Artikuj të ngjashëm
-
Gjykata Ndërkombëtare mund t’i nisë hetimet në territoret palestineze për krimet e luftës
-
Komisioni Hetues i Kombeve të Bashkuara vlerëson se Izraeli ka kryer gjenocid në Gaza
-
Lufta e Izraelit në Gaza përbën gjenocid, thotë Amnesty International
-
Papa Françesku kërkon hetim për të përcaktuar nëse sulmet në Gaza përbëjnë “gjenocid”
-
Turqia kërkon të bëhet pjesë e padisë për gjenocid ndaj Izraelit