Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gjykata Ndërkombëtare mund t’i nisë hetimet në territoret palestineze për krimet e luftës

Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve ka konfirmuar se ka juridiksion mbi krimet e luftës të kryera në territoret palestineze.

Vendimi i hap rrugë gjykatës që t’i nisë hetimet për krimet e mundshme të luftës.

Prokuroria e Gjykatës edhe më parë kishte bërë thirrje për hetime, duke u arsyetuar se ka bazë të mjaftueshme për të besuar se janë kryer krime lufte nëpër territoret palestineze.

Ndaj këtij vendimi ka reaguar kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, që është shprehur i gatshëm ta mbrojë secilin qytetar dhe ushtar nga ajo që e ka quajtur “trup politik”.

Autoritetet palestineze janë shprehur të kënaqura me vendimin. Kanë thënë se është fitore e drejtësisë dhe njerëzores.

Edhe Nisin hetimet për gjenocid në territoret palestineze Botë Nisin hetimet për gjenocid në territoret palestineze

Prokuroria kanë thënë se janë mbledhur ekzaminime preliminare, të mjaftueshme për t’i plotësuar të gjitha kriteret për nisjen e hetimeve.

Kryerësit e krimeve kundër njerëzimit dyshohet se janë Forcat Mbrojtëse të Izraelit dhe grupet palestineze si “Hamasi”.