Prokurorët thanë se kanë nisur hetimet formale kundër kandidatit për president të Francës, François Fillon, nën dyshimet se ka keqpërdorur fondet publike.
Kandidati i qendrës së djathtë dyshohet se ka paguar familjen e tij me qindra-mijëra euro për punën që nuk e ka bërë.
Fillon mohon çdo keqbërje, ndërsa më herët ka thënë se do të tërhiqet nga gara nëse vihet nën hetime.
Deri vonë, ai ka qenë favorit për të fituar zgjedhjet presidenciale të prillit.
Por, Fillon, ish-kryeministër, tani ka zbritur pas kandidates së esktremit të djathtë, Marine Le Pen, dhe kandidatit të qendrës, Emmanuel Macron.
Artikuj të ngjashëm
-
Prokuroria e Parisit po heton financimin e fushatës së Marine Le Penit
-
Ish-kryeministri francez dhe bashkëshortja e tij do të gjykohen për korrupsion
-
Bastiset shtëpia e Fillonit
-
Fati politik i Le Penit “në fije të perit” ndërsa fillon apelin
-
Le Pen del para gjyqit në Paris nën dyshimin për keqpërdorim të fondeve të BE-së