Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ish-kryeministri francez dhe bashkëshortja e tij do të gjykohen për korrupsion

Ish-kryeministri i Francës, Francois Fillon dhe bashkëshortja e tij, Penelope do të gjykohen rreth akuzave për korrupsion, të cilat e kishin shkatërruar fushatën e tij në presidencialet franceze më 2017, ka bërë të ditur të marten një burim gjyqësor.

Fillon, asokohe kandidat presidencial dhe favoriti për ta fituar postin e të parit të Francës, ishte përballur me krizë të rëndë, pasi që një e përjavshme satirike kishte raportuar se bashkëshortes së tij, Penelopes i ishin paguar qindra mijëra euro për kryerjen e punëve të vogla si asistente parlamentare e tij, transmeton “Reuters”.

Fillon (65), i kishte paguar edhe dy fëmijët e tyre për punë si avokatë gjatë kohës sa ishte senator, në periudhën ndërmjet viteve 2005-2007.