Bisedimet midis Ukrainës, Rusis dhe Shteteve të Bashkuara kanë filluar në Abu Dhabi, sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Bisedimet kanë filluar sot dhe janë planifikuar të vazhdojnë gjatë dy ditëve të ardhshme.
Sipas një deklarate për shtyp, Emiratet e Bashkuara Arabe shpresojnë që këto diskutime “do të kontribuojnë në hapa të prekshëm drejt përfundimit të një krize që ka vazhduar për gati katër vjet dhe ka rezultuar në vuajtje të mëdha humanitare”.
Delegacioni rus do të kryesohet nga gjenerali Igor Kostyukov, drejtor i agjencisë së inteligjencës ushtarake GRU të Rusisë. Ekipi ukrainas do të kryesohet nga sekretari i Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare dhe ish-ministri i mbrojtjes, Rustem Umerov.
Rusia e Ukraina trajtojnë çështjen e territoreve, s’ka shenja kompromisi
Ukraina, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur në Abu Dhabi bisedimet trilaterale dyditëshe,...-
Përfundon dita e parë e bisedimeve trepalëshe Ukrainë-Rusi-SHBA në Abu Dhabi
-
Rusia e Ukraina trajtojnë çështjen e territoreve, s’ka shenja kompromisi
-
Delegacionet ukrainase dhe amerikane fillojnë bisedime të reja
-
Delegacioni i SHBA-së dhe i Rusisë takohen në Arabinë Saudite për bisedimet e paqes
-
Fillojnë bisedimet SHBA-Ukrainë