Katër kompani janë zgjedhur për të ndërtuar prototipa për murin mes SHBA-së dhe Meksikës, një nga premtimet e hershme të presidentit Donald Trump.
Të katër prototipet konkrete do të jenë 9 metra të gjata dhe do të ndërtohen në muajt e ardhshëm, transmeton Syri.net.
Zyrtarët më pas pastaj do të vazhdojnë testimin e mureve për dy muaj, duke vëzhguar ndërhyrjen dhe rezistencën.
Kontratat janë me vlerë deri në 500,000 dollarë secila.
Muri në të gjithë kufirin jugor të Amerikës ishte një premtim kyç në fushatën zgjedhore të presidentit Trump.
Prototipet "do të na ndihmojnë të përmirësojmë standardet e projektimit" të murit eventual, tha zëvendëskomandanti i BKP-së, Ronald Vitiello.
Artikuj të ngjashëm
-
Fotografi nga droni që shfaqin murin e Trumpit mes Amerikës dhe Meksikës
-
Muri me Meksikën, Trump shqyrton alternativat
-
Muri kufitar SHBA – Meksikë do të ngjyroset me të zezë
-
Deri në 10,000 trupa amerikane pritet të vendosen në kufirin SHBA-Meksikë
-
Bideni mes kritikave për vazhdimin e murit kundër emigrantëve