Botë

Nipi i presidentit Kennedy, kundërshtar i madh i vaksinave

Kennedy, 67-vjeçar, është nipi i presidentit John F. Kennedy dhe djali i vëllait të tij të vrarë. Ai kishte ndërtuar një karrierë si autori bestseller dhe avokati kryesor mjedisor që luftonte për shëndetin publik, prioritetet shëndetësore siç është uji i pastër, por gjithçka ka ndryshuar në 15 vjetët e fundit

Robert F. Kennedy Jr. hipi në skenë në një kishë të Karolinës Jugore, duke rrezatuar vetëbesim të Kennedyt e duke vëzhguar turmën e ovacioneve në këmbë, me sytë e tij të kaltër të Bobby Kennedyt. Më pas, nisi një shaka kundër vaksinës. Demokratët “kanë pirë Kool-Aid”, u tha ai njerëzve të mbledhur për një konferencë të së djathtës ekstreme, e cilësuar si qëndrim për “shëndetin dhe lirinë”.

“Është një keqpërdorim mjekësor kriminal t’u japësh fëmijëve një nga këto vaksina”, ka pretenduar Kenedy, duke u bazuar në një video të ngjarjes, në një nga pohimet e tij të shumta që u injoruam ose shkuan kundër konsensusit ligjor, shkencor dhe të shëndetit publik.

Më pas, Kennedy i bëri marketing librit të tij. Nëse vetëm 300 pjesëmarrës e porositnin atë natë, ai i ka thënë turmës se do të futej në listën bestseller e më pas munden ta “ngjisin atë në Amazon dhe Jeff Bezos”.

Të gjitha përfitimet do të shkojnë në organizatën e tij të bamirësisë, “Children’s Health Defense”.

Teksa shumë organizata jofitimprurëse dhe biznese kanë luftuar gjatë pandemisë, grupi kundër vaksinës i Kennedyt kishte lulëzuar. Një hetim nga “Associated Press” ka zbuluar se “Children’s Health Defense” ka grumbulluar fonde dhe ndjekës pasi Kennedy përdori fuqinë e tij prej ylli si anëtar i një prej familjeve më të njohura amerikane për të hapur dyer, për të mbledhur para dhe të rrisë kredibilitetin e grupit të tij. Regjistrimet me rregullatorët e bamirësisë kanë treguar se të ardhurat janë më shumë se dyfishuar në vitin 2020, në 6.8 milionë dollarë.

Që nga fillimi i pandemisë, “Chlidren’s Health Defense” ka zgjeruar shtrirjen e buletinit të saj, e cila përdor informacione të shtrembëruara, vetëm fakte fitimprurëse dhe teori konspirative për të shpërndarë mosbesim për vaksinat e COVID-19.

Grupi gjithashtu ka hapur një kanal televiziv dhe një studio filmash. CHD ka ambicie globale. Përveç hapjes së degëve të reja në SHBA, ajo tani krenohet me poste edhe në Kanada, Evropë dhe më së fundmi në Australi. Artikujt po i përkthejnë në gjuhën franceze, italiane dhe spanjolle.

Sipas të dhënave nga “Similarweb”, kompani e inteligjencës digjitale që analizon trafikun dhe kërkimin në internet, “Children’s Health Defense” është bërë një nga “sajtet e mjekësisë alternative dhe natyrore” më të njohura në botë, duke arritur një kulm prej afro 4.7 milionësh vizita në muaj. Kjo është më pak se 150.000 vizita mujore para pandemisë.

Image

Synimet e rreme

Derisa “Children’s Health Defense” ka punuar në zgjerimin e ndikimit të saj, ekspertët kanë treguar se ka synuar pretendime të rreme te grupet që mund të jenë më të ndjeshme në mosbesimin e vaksinës, përfshirë nënat dhe amerikanët me ngjyrë. Është një strategji për të cilën ekspertët shqetësohen se do të ketë pasoja vdekjeprurëse gjatë një situate pandemie që ka vrarë më shumë se 5 milionë njerëz, kur keqinformimi është konsideruar si kërcënim për shëndetin publik. Numri i vdekjeve në Shtetet e Bashkuara arriti në 800.000 këtë javë, dhe gati një e treta e këtyre njerëzve kanë vdekur qëkur vaksinat u bënë të disponueshme për të gjithë të rriturit në SHBA. Të pavaksinuarit janë 14 herë më të rrezikuar të vdesin nga COVID-19, sesa ata që kanë marrë një dozë, sipas CDC-së.

Teksa vaksinat janë bërë një pykë në çështje politike, kundërshtimi i Kennedyt ndaj dozës ndonjëherë e ka afruar atë me forcat antidemokratike të djathta, të cilat kanë një kauzë të përbashkët për lëvizjen kundër vaksinës. Pasardhësi i familjes më të shquar demokratike të vendit është shfaqur në ngjarje që shtynë gënjeshtrën se zgjedhjet e 2020-s se ishin vjedhur dhe lidheshin me njerëz që kanë festuar ose nënvlerësuar sulmin e dhunshëm të 6 janarit në Capitolin e SHBA-së.

Kennedy ka qenë pjesë kyç në lëvizjen e antivaksinës për vite, mirëpo mjekët dhe avokatët e shëndetit publik kanë thënë për AP-në që COVID-19 e çoi atë në një tjetër nivel.

“Me pandeminë, ai ka qenë i supermotivuar”, ka spikatur doktori David Gorski, kirurg kanceri në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Shtetëror Wayne në Detroit dhe një kritik i lëvizjes antivaksinë.

Dr. Richard Allen Williams, kardiolog, profesor i mjekësisë në UCLA dhe themelues i Institutit Shëndetësor të Minoritetit, ka thënë se Kennedy po çon drejt një “lëvizjeje propaganduese” dhe “një operacioni padyshim racist”, që është në veçanti i rrezikshëm për komunitetin me ngjyrë.

“Ai është me të vërtetë udhëheqësi i fushatës për keqinformim”, ka thënë Williams, i cili ka shkruar libra të ndryshëm për racën dhe mjekësinë. “Shumë njerëz, edhe ata në rrethin shkencor, nuk e kuptojnë çka është duke bërë Kennedy”.

Madje, edhe vetë familjarët e tij e quajnë “të rrezikshme” punën e tij.

Rrjedhja e keqinformacioneve

Kenedy, 67-vjeçar, është nipi i presidentit John F. Kennedy dhe djali i vëllait të tij të vrarë. Ai kishte ndërtuar një karrierë si autori bestseller dhe avokati kryesor mjedisor që luftonte për shëndetin publik, prioritetet shëndetësore siç është uji i pastër.

Puna e tij si zëri kryesor i asaj lëvizjeje mund të kishte qenë puna e tij trashëguese, por më shumë se 15 vjet më parë, ai u bë i fiksuar në besimin që vaksinat nuk janë të sigurta. Teksa ka raste të rralla kur njerëzit kanë reagime të rënda ndaj vaksinës, miliarda doza të administruara botërisht, ofrojnë dëshmi të vërteta se ato janë të sigurta. Organizata Botërore e Shëndetit ka treguar se vaksinat parandalojnë vdekjen e më shumë se 5 milionë vdekjeve çdo vit.

Gjatë pandemisë, Kennedy është bërë një burim, pothuajse i kudondodhur i informacioneve të rreme rreth COVID-19 dhe vaksinave. Në fillim të këtij viti, ishte emëruar një nga “Duzinat e keqinformimit” nga Qendra kundër urrejtjes digjitale, sipas së cilës, ai dhe sajti Chlidren’s Health Defenese janë në mesin e shpërndarësve kryesorë të informacioneve të rreme në internet rreth vaksinës.

Zëdhënësja e Kennedyt, Rita Shreffler, ka thënë për AP-në më 6 dhjetor se ai nuk është në dispozicion për një intervistë rreth kësaj ngjarje.

Megjithatë, më 2 dhjetor, ajo i kishte shkruar AP-së duke u ankuar për një “bllokim të plotë nga mediat kryesore”, rreth librit të Kenedit , duke e ofruar atë nëpër intervista.

Një reporter i AP-së iu përgjigj brenda 20 minutave dhe ka dërguar disa e-maile pasuese. Kur Shreffler më në fund përgjigjet, ajo ka kërkuar që “lista e pyetjeve të intervistës të miratohej para se të fillonte intervista nga ekipi”. AP-ja e ka anuluar këtë kufizim, e pastaj Shreffler ka thënë se Kenedy nuk do të flasë për AP-në.

Më shumë se 200 milionë amerikanë kanë marrë një vaksinë të COVID-19, e efektet anësore të rënda kanë qenë jashtëzakonisht të rralla, sipas përcjelljes së sigurisë nga qeveria. Ky gjurmim dhe testimi i dhjetëra e mijëra njerëzve kanë treguar se vaksinat janë të sigurta dhe efikase në reduktimin e rrezikut për sëmundje serioze dhe vdekje, kurse çdo rrezik shëndetësor i paraqitur nga vaksina është shumë më i ulët se rreziku që shkakton virusi.

“Children’s Health Defense” dhe ndjekësit e saj po kërkojnë ta minojnë këtë mesazh, duke përdorur teknika dinake për të sjellë keqinformim antivaksinë, madje edhe tek ata që nuk janë të interesuar.

Ambiciet ndërkombëtare

Pandemia e ka lejuar Kennedyn që mesazhi për anti-vaksinim i Chlidren’s Health Defense të përhapet në mbarë botën.

Në gusht të vitit 2020, CHD ka nisur edhe një degë në Evropë, dhe Kennedy ka marrë pjesë në një turmë të madhe në Berlin kundër kufizimeve të koronavirusit. Muajin e kaluar, Kennedy u shfaq para mijërave njerëzve në protesta në ditë të njëpasnjëshme në Zvicër dhe Itali. Ai u ankua për komplote nga zyrtarët qeveritarë dhe operativët e Big Pharma, duke pretenduar në mënyrë të rreme që vaksina e COVID-it, “Pfizer”, më shumë vret njerëz sesa shpëton. Kennedy ka premtuar se “do t’i shihte të gjithë në barrikada” dhe se “Unë dhe shumë të tjerë jemi gati të vdesim për liri”.

Është bërë më shumë si një fjalim trung për Kennedyn, jo i llojit për të fituar në çështje politike, por t’i bindë sa më shumë njerëz që është e mundur që të mos vaksinohen.

Përktheu: Blerta Haxhiu