Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Nice: Bllokada e Gazës nga Izraeli shkel të drejtën ndërkombëtare

Bllokada totale e Rripit të Gazës nga forcat izraelite është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, thotë Geoffrey Nice, prokuror i Gjykatës së Hagës në procedurën kundër ish-presidentit të Serbisë dhe Republikës Federale të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Nice thekson se thirrjet e autoriteteve izraelite drejtuar civilëve në Gaza që të largohen për të shmangur vuajtjet gjatë operacioneve ushtarake kundër grupit militant palestinez, Hamas, janë të papranueshme.

"Dëbimi i njerëzve nga vendlindja e tyre është i papranueshëm, i paligjshëm. Gjithashtu, një veprim i tillë nis nga qëndrimi se të gjithë banorët e Gazës, në një farë mënyre, posedojnë karakteristikat mendore të atyre që kanë kryer krime, dhe këto ishin qartësisht krime. Ai thjesht tregon se sa i papërshtatshëm është rendi ynë aktual politik për qeverisje të drejtë dhe për zgjidhjen e problemeve të botës”, deklaron Nice.

Sipas tij, nuk ka absolutisht asnjë justifikim për krimet e kryera nga Hamasi në fazën fillestare të ngjarjeve të javës së kaluar.

“Por, para kësaj, nuk ka dyshim se qytetarët e Gazës jetonin në një burg të hapur, me shumë pak liri të cilat u takojnë atyre si qytetarë të botës”, thotë Nice.

Ai thekson se në rastin e një rasti të mundshëm para Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Hamasi do të duhej të përgjigjej për sulmin ndaj civilëve dhe për marrjen e pengjeve, ndërsa Izraelin për bllokadën e Gazës. Megjithatë, sipas tij, ka pak mundësi për një rast të tillë. Gjegjësisht, Izraeli nuk e ka ratifikuar aktin themelues të kësaj gjykate ndërkombëtare.

Edhe Prokurori i GJND-së s’sheh “përpjekje të vërteta” nga Izraeli për t’i hetuar krimet e luftës në Gaza Botë Prokurori i GJND-së s’sheh “përpjekje të vërteta” nga Izraeli për t’i hetuar krimet e luftës në Gaza

“Ne jetojmë në një botë të çuditshme, ku vlerësimet aktuale, veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ato në SHBA dhe ata që mbështesin SHBA-në, bëhen në një situatë ku Uashingtoni nuk e njeh Gjykatën Penale Ndërkombëtare dhe bën gjithçka për t'iu mundësuar qytetarëve dhe ushtarëve të vet të mos përballen kurrë me këtë gjykatë. Po ashtu, edhe Izraeli”, thotë Nice.

Intervista e plotë