Tri shtetet më të populluara amerikane kanë regjistruar shifra të reja rekorde të rasteve me koronavirus brenda një dite dhe ka shqetësime për ngritje “apokaliptike” të rasteve në qytetet e mëdha të Teksasit nëse vazhdohet me këtë trend. Florida dhe Teksasi kanë raportuar se janë konfirmuar pesë mijë raste të reja vetëm të mërkurën, rekord i ri ditor. Kalifornia, ndërkohë, ka raportuar për më shumë se shtatë mijë raste të reja brenda një dite.
Alarmi është ngritur edhe në Evropë. Për herë të parë pas dy muajsh, Evropa ka konfirmuar ngritje të rasteve me koronavirus në javët kur lehtësoi masat. Në 11 shtete evropiane, bartja e virusit ka qenë në nivele alarmuese, ka bërë të ditur Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Në Evropë janë 2 milionë e 600 mijë raste dhe 195 mijë të vdekur. Çdo ditë janë regjistruar nga 20 mijë raste të reja dhe 700 vdekje nëpër Evropë. Shtete si Polonia, Gjermania, Spanja dhe Izraeli, sipas OBSH-së, i janë përgjigjur me shpejtësi rrezikut të përhapjes së re të virusit. Përkundër shpërthimit të rasteve, OBSH-ja ka deklaruar se situata do të qetësohet edhe më shumë gjatë stinës së verës.
Në 11 vende, bartja e përshpejtuar e virusit ka shkaktuar një shpërthim të konsiderueshëm, që nëse lihet jashtë kontrollit do t’i shtyjë sistemet shëndetësore në prag edhe një herë në Evropë, ka thënë Dr. Hans Kluge, drejtori i OBSH-së në Evropë.
Pakënaqësi në Gjermani
Kjo ndodhi në Shqipëri, Armeni, Azerbajxhan, Bosnje dhe Hercegovinë, Kazakistan, Kosovë, Kirgizistan, Maqedoninë Veriore, Republikën e Moldavisë, Suedi dhe Ukrainë.
Ambasadorët e BE-së do të takohen këtë javë për të diskutuar rihapjen e kufijve të jashtëm më 1 korrik. Një nga kriteret që vendet anëtare po shqyrtojnë është vetëm lejimi i udhëtarëve nga vende të caktuara, me ata që vuajnë nga nivele të larta infeksioni, potencialisht duke përfshirë SHBA-në, Rusinë dhe Brazilin, duke i lënë jashtë listës.
Banorët e qytetit gjerman Gutersloh janë shprehur të pakënaqur me izolimin lokal që ka pamundësuar testimet e rregullta të tyre. Gutersloh dhe qyteti tjetër Warendorf janë në izolim shkaku i përhapjes së konrnavirusit në një thertore. Deri më tani janë infektuar 1 mijë e 500 punëtorë të kësaj thertoreje. Shumë banorë që kishin planifikuar pushimet verore tani nuk do të mund të udhëtojnë pa rezultatet negative të testit. Kryqi i Kuq ka ndihmuar me testime masive të banorëve të qytetit. Autoritetet shpresojnë që deri në fund të javës të testohen të gjithë 650 mijë banorët e qytetit. Izolimi pritet të zgjasë deri më 30 qershor.
Rasti i fundit ishte në Amerikën e Veriut
Universiteti Johns Hopkins ka raportuar se SHBA-ja ka konfirmuar mbi 2.3 milionë raste me koronavirus dhe më shumë se 122,000 vdekje. Kanada ka 104,000 raste dhe pak më shumë se 8,500 vdekje të regjistruara.
Mbi 1 milion pagesa stimuluese COVID-19 që arrijnë afërsisht 1.4 milion dollarë u janë dërguar amerikanëve deri në fund të prillit, ka bërë të ditur një raport i Kongresit i lëshuar të enjten.
Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve tani parashikojnë që SHBA mund të ketë edhe 18,000 vdekje tjera nga 150,000 sa janë regjistruar deri më tani nga COVID-19 deri më 18 korrik. Ky parashikim vjen pasi një numër i shteteve po i parashikojnë këto shifra pas rihapjes totale. \ CNN