Për t’i shkuar për shtati njërit prej sektorëve me rritjen më të shpejtë në industrinë globale të udhëtimeve, hotelet më nuk ofrojnë meny me ushqime prej mishit të derrit.
Aeroplanët nuk shërbejnë alkool si pije freskuese, qendrat pushimore i veçojnë pishinat për burrat dhe gratë, ndërsa itineraret ditore rezervojnë pushime pesë herë në ditë, në mënyrë që t’ua mundësojnë atyre ushtrimin e lutjeve të rregullta, shkruan “The New York Times”, transmeton “Koha Ditore”.
Që prej vitit 2016, numri i udhëtarëve myslimanë është rritur për afro 30 për qind, ndërsa një studim i përbashkët i “Mastercard” dhe “Crescent Rating”, një grup hulumtues që vrojton turizmin hallall, ka treguar së fundi se gjatë dekadës së ardhshme kontributi për ekonominë globale nga ky sektor do të rritet në 300 miliardë dollarë, nga 180 miliardë aktualisht.
Duke e pasur parasysh disproporcionin mes të rinjve, të arsimuarve dhe atyre që janë përherë mobil, ky sektor ofron demografinë me rritjen më të shpejtë në aspektin e turizmit global.
Por i tillë nuk ka qenë rasti përherë.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)