Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka folur për sanksionet e reja kundër Rusisë, duke thënë se ukrainasit po ofrojnë një "mbrojtje të ashpër" dhe duke e quajtur Vladimir Putin një "agresor me gjak".
Ai ka njoftuar se të gjitha bankat kryesore ruse do të përballen me një ngrirje të plotë të aktiviteteve në Mbretërinë e Bashkuar.
Kryeministri premton gjithashtu legjislacionin javën e ardhshme për të ndaluar kompanitë e mëdha ruse të rrisin financat/borxhin në tregun e Mbretërisë së Bashkuar.
Këto janë sanksionet që kryeministri Johnson sapo ka njoftuar se Britania e Madhe do të vendosë ndaj Rusisë:
Të gjitha bankat kryesore ruse do të kenë aktivetet e tyre të ngrira dhe do të përjashtohen nga sistemi financiar i Mbretërisë së Bashkuar. Kjo do t'i ndalojë ato të kenë akses në pagesat e sterlinës dhe kleringut përmes Mbretërisë së Bashkuar.
Legjislacioni do të ndalojë kompanitë e mëdha ruse dhe shtetin të mbledhin financa ose të huazojnë para në tregjet e Mbretërisë së Bashkuar
Ngrirja e aseteve do të vendoset për 100 individë ose subjekte të reja
Linja ajrore Aeroflot do të ndalohet të aterojë në Britaninë e Madhe
Do të ketë një pezullim të licencave të eksportit me përdorim të dyfishtë për të mbuluar gjërat që mund të përdoren për qëllime ushtarake.
Brenda ditëve, Mbretëria e Bashkuar do të ndalojë eksportet e artikujve të teknologjisë së lartë dhe pajisjeve të rafinerisë së naftës.
Do të ketë një kufi për depozitat që rusët mund të bëjnë në llogaritë bankare të Mbretërisë së Bashkuar.
Sanksione të ngjashme financiare do të shtrihen në Bjellorusi për rolin e saj në sulmin ndaj Ukrainës.