Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ngjyrosja e çative me ngjyrë të bardhë kundër temperaturave në Barcelonë

Për shkak të lokacionit të privilegjuar në pjesën veriperëndimore të Mesdheut, Barcelona ka dimër të butë dhe verë më të freskët.

Mirëpo, kryeqyteti i rajonit të Katalonjës po përballet me ndryshimet klimatike.

Dendësia e popullsisë ndikon në formimin e një të nxehti lokal që ka pasoja serioze për shëndetin dhe ambientin.

Në vitet e fundit, bashkia e qytetit është përqendruar në krijimin e hapësirave të gjelbra duke mbjellë drurë.

teksa ndryshimet klimatike po bëhen më të ashpra, hapësirat e gjelbra nuk do të jenë të mjaftueshme për t’i qetësuar valët e të nxehtit, sidomos gjatë muajve të verës.

Barcelona në vitin 2010, regjistroi rekord temperaturash kur termometri tregonte për 39.3 gradë Celsius.

Viti 2020 ishte më i ngrohti që prej vitit 1780.

Pasi po përballen me të nxehtin e madh vit pas viti, një grup shkencëtarësh nga Universiteti Autonom i Barcelonës, ka prezantuar projektin për lyerjen e çative me ngjyrë të bardhë.

Kanë argumentuar se kjo mund t’i ulë temperaturat deri në 4.7 gradë Celsius gjatë valëve të të nxehtit.

Studimi i tyre ka treguar se aktivitetet e njeriut dhe materialet ndërtimore shkaktojnë akumulimin e të nxehtit në qytete.

Sergi Ventura, meteorolog, tregon efektin e çative të bardha.

“Qytetet si Barcelona me të nxehtin urban, mund t’i ngjyrosin çatitë me të bardhë. Në modelin tonë kemi zgjedhur vetëm çatitë e rrafshëta. Në ndërtesat kolektive dhe fabrika, sepse janë më lehtë për t’u ngjyrosur. Kemi vërejtur një ulje të temperaturave deri në 0.8 gradë Celsius. Ndërkaq ulja më e madhe e temperaturave ishte deri në 4 gradë Celsius në disa lokacione dhe në pjesë të ndryshme të ditës”.

Studimi gjithashtu ka treguar se rrezatimi diellor gjatë ditës ruhet nëpër ndërtesa dhe në sipërfaqet rrugore. Ky rrezatim gradualisht nis të lirohet gjatë natës.

Shumica e çative janë të ngjyrosura me ngjyrë kafeje.

Projekti i quajtur “çatitë e ftohta”, synon që të gjitha sipërfaqet të ngjyrosen me të bardhë për të nxitur albedon – kjo është përqindja e rrezatimit solar, por që ngjyra e bardhë nuk do ta thithte nëpër ndërtesa.

Meteorologu Ventura thotë se projekti është shumë i lirë.

“Kemi bashkëpunuar edhe me Bashkinë e Barcelonës. Na ofruan mundësinë e krijimit të hapësirave të gjelbra. Favorizojnë edhe ngjyrosjen e çative me ngjyrë të bardhë. Mirëpo, deri më tani nuk është bërë asgjë. Kjo është strategji me çmim të lirë. Dhe sipas parashikimeve tona, në qytetet si Barcelona do të funksiononte më mirë sesa hapësirat e gjelbra”.

Përkundër suksesit të projektit, përgjigjen përfundimtare e kanë autoritetet lokale dhe banorët që jetojnë në ndërtesat e larta.

Barcelona krenohet si qyteti i parë që ka nisur betejën kundër ndryshimeve klimatike.

Qyteti ka një seri të projekteve kundër ngritjes së temperaturave.

Artikuj të ngjashëm