Autoritetet e Rusisë thonë se pesë fëmijë janë në mesin e nëntë personave, që kanë humbur jetën nga zjarri në një shtëpi sot herët në mëngjes në Republikën Bashkortostan.
Ministria rajonale e shëndetësisë ka njoftuar se zjarri kishte shpërthyer në një shtëpi në fshatin Uguzevo, aty kah ora 2 e mëngjesit të sotëm.
Zjarrfikësit i shpëtuan tre njerëz, dy prej të cilëve janë dërguar në spital. Zjarri u fik aty kah ora 6:30 në mëngjes.
Dega rajonale e Komitetit Hetues të Rusisë ka njoftuar se një defekt në telat elektrikë ka mundur ta shkaktoj zjarrin.
Artikuj të ngjashëm
-
Zjarr në një shtëpi kujdesi në Rusi, vdesin 11 persona
-
Zjarr në një fabrikë ruse, të paktën 11 të vdekur dhe rreth 130 të lënduar
-
Gjashtë të vdekur, përfshirë katër fëmijë, si pasojë e një zjarri në Novi Sad
-
Shtatë të vdekur nga një sulm rus në Zaporizhzhia
-
Të paktën tetë të vdekur nga zjarri në një ndërtesë afër Moskës