Nga sulmi i mbrëmshëm në një shkollë fillore në San Bernardino në Kalifornia mbeti i vdekur edhe një fëmijë 8 vjeçar.
Sipas policisë, i dyshuari ka gjuajtur me armë zjarri drejt gruas së tij e cila ishte mësuese në atë shkollë, ku u lënduan edhe dy fëmijë të tjerë të cilët ishin mbrapa saj, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjëri prej fëmijëve i mbijetoi plagëve të marra, ndërkaq tjetri, i cili ishte 8 vjeçar, ka vdekur.
I dyshuari më pas ka kthyer armën kah vetja dhe ka kryer vetëvrasje.
I dyshuari ishte një 53 vjeçar dhe quhej Cedric Anderson, që dyshohet të ketë hyrë në shkollë kinse për një vizitë të shkurtër, e më pas hyri në një klasë ku po mbanin mësim 15 fëmijë me nevoja të veçanta.
Të vdekur mbetën edhe gruaja e tij, Karen Elaine Smith, me të cilën dorasi ishte i martuar nga janari i këtij viti por që kohës së fundit jetonin të ndarë, dhe nxënësi 8 vjeçar, Jonathan Martinez.
{gallery}