Duke filluar nga sot, prania në ambientet e mbyllura publike dhe private në Maqedoninë Veriore do të jetë e detyrueshme vetëm me dy doza të vaksinave.
Ministria e Shëndetësisë informoi qytetarët se për të hyrë në objekte të mbyllura ata duhet të ketë certifikatë për imunizim të plotë ose vërtetim që dëshmon se kanë kaluar infeksionin me COVID-19 në 45 ditët e fundit, duke filluar nga dita e parë e shërimit.
Përqindja sa shkon e rritet e rasteve të reja pozitive në raport me testet e bëra. 12% e të testuarve janë diagnostikuar me virusin korona, kumtojnë autoritetet shëndetësore.
Aktualisht, ka 8.600 raste aktive që nënkupton se vatra infeksioni janë të pa lokalizuara në gjithë vendin.
Se procesi i vaksinimit po ecën me ritëm të ngadaltë tregojnë edhe shifrat se më shumë rivaksinohen me dozën e tretë sesa të tjerët me dozë të parë. Sipas numrit të vaksinave të dhëna, 37% e popullsisë është e imunizuar plotësisht./AlsatM/
-
Hyrja në Maqedoni, vetëm me vërtetim të vaksinimit ose test negativ për COVID
-
Certifikatën e vaksinimit ose testin negativ për të hyrë në Maqedoni nga 1 shtatori
-
Miratohen masat e reja antiCOVID në Maqedoni, kafenetë e mbyllura për të pavaksinuarit
-
Në Maqedoni të Veriut nis dhënia e vaksinës së katërt anti-COVID
-
23 të vdekur nga COVID-19 sot në Maqedoninë e Veriut