Kinshasa, 17 gusht – Në rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga reshjet e shiut në Republikën Demokratike të Kongos, humbin jetën 40 persona.
Njëri prej zyrtarëve të provincës Ituri në verilindje të shtetit, Joseph Ndiya, në një deklaratë për gazetarin e AA-së thotë se reshjet janë aktive në rajonin Tora.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdiya duke njoftuar se reshjet kanë shkaktuar rrëshqitjet e tokës, ka bërë të ditur se së paku 40 persona të cilët kanë mbetur nën dhe kanë humbur jetën.
Duke theksuar se në Tora ka dëme të mëdha, Ndiya njofton se Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq dhe autoritetet lokale ndodhen në vend për t’i vlerësuar dëmet e shkaktuara.
Ai bëri të ditur se po vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit dhe se shqetësohen për rritjen e numrit të viktimave.