Të paktën 77 person kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve që kanë prekur provincën Papua në Indonezi, transmeton Panorama.
Ndërsa, sipas mediave të huaja, numri i personave të zhdukur ka shkuar në 43, e dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Provinca u prek nga shira të rrëmbyeshëm e rrëshqitjet e tokës, të cilat bënë që mijëra njerëz të evakuoheshin në qytetin Sentani. Ndërkohë që mijëra të tjerë janë angazhuar në kërkimet për të mbijetuar.