Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, njoftoi për një marrëveshje me Bosnjë e Hercegovinën, që do t’i lejojë qytetarët e këtij shteti të udhëtojnë për në Turqi vetëm me letërnjoftime dhe anasjelltas.
Gjatë vizitës në Sarajevë të martën, më 6 shtator, ai njoftoi se një marrëveshje e ngjashme do të nënshkruhet edhe me Serbinë.
“Ne po punojmë për të nisur një udhëtim të ndërsjellë mes dy shteteve. Ministrat tanë të Jashtëm do të kryejnë procedurat e nevojshme që kjo gjë të jetësohet”, tha Erdogan dhe shtoi se Turqia është “me Bosnjë e Hercegovinën në të gjitha çështjet”.
Anëtarët e Presidencës trepalëshe të Bosnjës janë pajtuar se një marrëveshje e tillë do të ishte e dobishme për të dyja shtetet. Ata konfirmuan se procedurat e mëtejme do të kryhen nga Këshilli i Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës.
Pas takimit, udhëheqësi i Presidencës së Bosnjës, Shefik Xhaferoviq, tha se Turqia është e përkushtuar për sovranitetin dhe integritetin e shtetit të tij.
Edhe
“Slobodna Bosna” shkruan për padrejtësinë që Bosnja ua bën kosovarëve
Liderët e të dyja shteteve theksuan raportet e mira dhe miqësore mes dy vendeve, por edhe për rolin e tyre në “stabilizimin” e situatës në Ballkanit Perëndimor.
Pas Bosnjë e Hercegovinës, Erdogan do të qëndrojë të mërkurën në Serbi, ku do të takohet me liderët shtetërorë./ REL
-
Kurti i pret në zyrë qytetarët nga Bosnja që hynë pa viza në Kosovë
-
Qytetarë nga Bosnja hyjnë pa viza në Kosovë, priten nga zëvendëskryeminsitrja Rexhepi
-
Qeveria e miraton, nga 1 janari qytetarët e Bosnjë-Hercegovinës udhëtojnë me letërnjoftim në Kosovë
-
Rama: Miq si Erdoganin dhe Turqinë, Republika e Kosovës s’gjen dot