Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Nga 1 janari 2023, Turqia do të vendosë taksë turistike

Turqia do të fillojë të vendosë taksën turistike më 1 janar 2023, një vendim që duhej të hynte në fuqi më 1 prill 2020, por u shty për shkak të pandemisë, shkruan BBC.

Siç bëhet e ditur në Gazetën Zyrtare të Turqisë, norma e taksës së qëndrimit është vendosur në dy për qind.

“Subjekt i taksës së qëndrimit është shërbimi i qëndrimit natën në objekte akomoduese si hotele, motele, resorte turistike, bujtina, kampe, shtëpi malore. Shtetësia apo statusi i vendbanimit të përdoruesit të shërbimit nuk do të merret parasysh kur aplikon për taksën e qëndrimit”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, qeveria turke njoftoi se nga pagesa do të përjashtohen studentët që jetojnë në bujtina, konvikte dhe kampe, si dhe përfaqësues të misioneve diplomatike të akredituara në Turqi dhe organizatave ndërkombëtare me status diplomatik.

"Taksa e qëndrimit do të shfaqet veçmas në faturat dhe dokumentet e ngjashme të lëshuara nga objektet e akomodimit. Kjo taksë nuk do të përfshihet në bazën e TVSH-së", ka njoftuar Qeveria.

Edhe 10 euro për veturat që hyjnë në Prishtinë e 1 euro për personat që e kalojnë natën Arbëri 10 euro për veturat që hyjnë në Prishtinë e 1 euro për personat që e kalojnë natën

Turqia regjistroi ardhje të madhe turistësh këtë vit dhe sipas ministrit të Kulturës dhe Turizmit, Mehmet Ersoj, deri në fund të vitit 2022 priten 51.5 milionë turistë dhe 46 miliardë dollarë të ardhura nga kjo degë ekonomike.

Zyrtarët turq kanë theksuar se presin deri në 60 milionë turistë të vijnë në Turqi në vitin 2023.