New Yorku është bërë shteti i parë amerikan që shpallë një urdhër emergjence katastrofe për të adresuar dhunën në rritje të armëve.
New Yorku u përball me 51 të shtëna gjatë festës së 4 Korrikut, ka thënë guvernatori Andreë Cuomo, ndërsa nënshkroi urdhrin ekzekutiv.
Përmes këtij urdhri do të dalin 138.7 milionë dollarë drejt programeve të ndërhyrjes dhe parandalimit të dhunës me armë, raporton BBC.
Në mars FBI-ja nxori statistikat për vitin 2020 që treguan rritje prej 25 për qind në vrasje prej një viti më parë.
Deklarata e katastrofës shtetërore e shpallur nga Cuomo e përshkruan dhunën me armë si krizë të shëndetit publik.
Artikuj të ngjashëm
-
New Yorku shpall gjendje emergjente pas goditjes nga stuhia “Ida”
-
Bideni ashpërson kontrollin e armëve
-
Dy të vdekur dhe 14 të lënduar nga të shtënat me armë në New York
-
Dhjetë të plagosur nga të shtënat jashtë një klubi nate në New York
-
10 të vdekur e 30 të lënduar pasi vetura godet turmën e njerëzve në New Orleans