Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Netanyahu: S’ka armëpushim pa liruar pengjet

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka deklaruar se nuk do të ketë armëpushim të përkohshëm me Hamasin në Gaza derisa nuk do të lirohen pengjet izraelite.

Në një adresim televiziv pas bisedimeve me Sekretarin amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, i cili ka bërë thirrje për pauzë të luftimeve për t’u mundësuar ndihma humanitare për civilët palestinezë, ka thënë se nuk do të ketë pushim.

Ndërkohë, ushtria izraelite ka thënë se është në gatishmëri të lartë edhe në kufirin me Libanin pasi lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah theu heshtjen, duke lavdëruar Hamasin për sulmet e 7 tetorit, të cilat i ka cilësuar si “100 për qind palestineze”.

Ministria palestineze e Shëndetësisë ka njoftuar se 9 mijë persona janë vrarë në Rripin e Gazës që prej 7 tetorit.

Izraeli nisi bombardimin e Gazas pasi Hamasi vrau më shumë se 1 mijë e 400 persona në Izrael dhe kidnapoi më shumë se 200 të tjerë.

Artikuj të ngjashëm