Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu i kërkoi sot vendeve evropiane të sanksionojnë Iranin, pasi Teherani njoftoi se ka shkelur limitin e vendosur ndaj rezervave të tij të uraniumit të pasuruar nga marrëveshja e vitit 2015 në programin e tij bërthamor.
“Ju jeni të angazhuar që të veproni sapo Irani të shkelë marrëveshjen bërthamore”, deklaroi Netanyahu, sipas një komunikate të publikuar nga zyra e tij.
“Atëherë ju them ta bëni”, thekson kryeministri izraelit./Atsh/
Artikuj të ngjashëm
-
Netanyahu i bën thirrje popullit iranian për ndërrim regjimi
-
Netanyahu nuk pranon marrëveshje bërthamore me Iranin
-
Netanyahu thotë se Irani është duke prodhuar bomba bërthamore
-
Franca i bën thirrje Iranit të ulë menjëherë nivelet e uraniumit të pasuruar
-
Netanyahu: Izraeli nuk është palë e marrëveshjes SHBA-Iran